Gazeta Si – Një 51-vjeçar me iniciale G.B., u arrestua në Tropojë, pasi ka plagosur me thikë fqinjin e tij, 61-vjeçarin H.B., për motive pronësie.
Sipas asaj që njofton policia, në një kontroll në banesën e tij janë gjetur dhe sekustruar një arsenal armësh dhe uniforma ushtarake, konkretisht 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake.
Ndërkohë armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




