Gazeta Si – Një 29-vjeçar në Fier u arrestua këtë të shtunë, pasi dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale një video intime në rrjetet sociale.
Sipas policisë, 27-vjeçarja kallëzoi në polici bashkëshortin e saj se kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këëtë arsye ishte larguar tek prindërit në Kosovë.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.
Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia sekuestroi dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




