Politike

Protesta e parë (pa) Berishën, opozita publikon spotin (dhe një test për grupin ‘Bardhi’)

Më 20 shkurt, opozita (përvec PD-së së Lulzim Bashës) ka thirrur protestë para Kryeministrisë. Opozita ka publikuar spotin nën moton ‘O sot o kurrë’.

Spoti nis me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili thotë se 20 shkurti do të jetë dita e përmbysjes së tiranisë dhe vazhdon me mesazhet e deputetëve demokratë (të ndryshëm nga njëri tjetri),  Gazment Bardhi, Ervin Salianji, dhe ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi.

Ajo që bie në sy është fakti se thirrjet për protestë janë me nota më gjithëpërfshirëse, të qeta politikisht, dhe me më shumë zë nga deputetët që iu bashkuan PD-së së Rithemelimit, sesa zyrtarët partiakë.

Ky është testi i parë për të kuptuar se sa do të ndikojë kjo formë proteste dghe ato figura tek demokratët  

Edhe pse në ‘arrest shtepie’ Berisha është ai që e fillon dhe mbyll thirrjen për protestë. Kjo është gjithashtu protesta e pare që ai nuk do të jetë fizikisht pjesë e saj.

Spoti:

Sali Berisha: 20 shkurti është dita e përmbysjes së tiranëve

Floriana Garo: Më datë 20 shkurt, PD fton çdo shqiptar

Gazment Bardhi: Të zbresin në shesh të bashkuar, kundër qeverisjes së Edi Ramës

Belind Këlliçi: Bashkë kundër inceneratorëve

Ina Zhupa: Bashkë kundër korrupsionit

Deputetë të PD: Bashkë kundër shkatërrimit të parlamentit

Albana Vokshi: Bashkë kundër shkatërrimit të Arsimit

Qani Xhafa: Kundër  falimentimit të fermerëve

Zheni Gjergji: Kundër shkatërrimit të shëndetësisë

Ervin Salianji: Bashkë kundër krimit të organizuar

Dhurata Çupi: Kundër varfërisë

Oerd Bylykbashi: dhe kundër shpopullimit

Të rinjtë e FRPD: Bashkë për të ardhmen e rinisë

Elda Hoti: Për minimumin jetik

Sali Berisha: Ftoj shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, emigracion e diasporë, le të bashkohemi në Tiranë më 20 shkurt për t’i kthyer Shqipërisë; shpresën, demokracinë dhe të ardhmen. Fitore!

Protesta pritet të mbahet të martën, 20 shkurt, ora 17:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë