Ka ndodhur

Kapet me armë dhe municione 34-vjeçari, ishte në kërkim për plagosje para 2 vitesh

Gazeta Si – Një 34-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ishte i kërkuar për plagosje të rëndë me dashje. Policia njofton se ai u prangos gjatë një aksioni të koduar “Befasia”.

34-vjeçari me iniciale E.C., ka qenë në kërkim, pasi ndaj tij ka masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Sarandës më datë 19 dhjetor 2022.

Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, pasi më datë 15 dhjetor 2022 goditi disa herë me grushte rojën e spitalit të Sarandës.

Në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 2 pistoleta dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë