Gazeta Si – Një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij me origjinë rumune në Kretë të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 07:30 sipas kohës lokale në banesën e çiftit.
Mediat greke raportojnë se autori 39-vjeçar, Gentian Mino, qëlloi me armë gruan e tij Jana Brajan, duke i shkaktuar vdekjen.
Dyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur vrau me armë gruan, ndërsa pas krimit ai e telefonoi vetë policinë.
Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën,kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.
Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje shkoi policia, ku konstatoi trupin e pajetë të gruas rumune dhe arrestoi 39-vjeçarin shqiptar, i cili e pranoi krimin.
Ai nuk është person i panjohur për autoritetet greke, pasi më herët ka qenë i skeduar për drogë. Sa i përket vrasjes, policia po heton motivet dhe nëse mes çiftit ka patur sherre të vazhdueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




