Gazeta Si – Briken Calja, një nga peshëngritësit tanë më të mirë, nuk ka mundur të ngjitet sot në pod në Europianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Bullgari. Ai ka zënë vendin e 5-të në shtytje dhe dygarësh, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Lojërat Olimpike të Parisit.

Calja e humbi vendin e tretë vetëm për një kilogram. Shtangisti kuqezi pati sukses në vetëm një provë në stilin e shkëputjes, konkretisht në provën e dytë, ku ngriti 148 kilogramë. Në të tretën nuk ia doli të ngrinte 153 kilogramë dhe mbeti në vend të 7-të.
Në stilin e shtytjes Calja ngriti 180 kilogramë në provën e parë dhe dështoi në dy provat e tjera, përkatësisht 185 dhe 186 kilogramë. Në këtë stil zuri vendin e 5-të, ashtu si dhe në dygarësh, me 328 kilogramë në total. Vetëm dy prova të kaluara me sukses nga peshëngritësi ynë.
Radhën e konkurimit në Europian e ka Erkand Qerimaj, i cili të premten do të garojë në kategorinë deri në 81 kilogramë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




