Gazeta Si – Një 48-vjeçar ka përfunduar në pranga në Shkodër, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Ai sapo ka parë shërbimet e policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje, ku ka tentuar të fshehë pistoletën, por nuk ia ka dalë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi Helidon M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.
Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




