Ka ndodhur

Hodhi kanabsin nga dritarja e makinës sapo pa policinë, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si – Një 21-vjeçar me iniciale Xh.D.m u arrestua në Lezhë, pasi sapo pa policinë hodhi nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, çantën e dorës me sasi kanabisi, të cilën e kishte siguruar për ta shitur në doza.

Sipas asaj që njofton policia është sekuestruar sasia e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë