Gazeta Si – Dy vëllezër janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, nën akuzën e posedimit të drogave të forta, armëve të ftohta dhe sende të kundërligjshme.
Sipas asj që njofton policia është arrestuar 36-vjaçari Alkan.M dhe 37-vjeçari Mariglen.M të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë sekuestrimi i sasive të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shisnin më pas, në zonën e Alliasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



