Vlera e të gjithë kriptomonedhave Bitcoin në qarkullim kaloi mbi 1 trilion dollarë për herë të parë që nga 2021-shi.
Në të njëjtën ditë kriptomonedha theu kufirin e 50 mijë dollarëve dhe tregtohet me 51 mijë, 3% rritje në 24 orë.
Çmimi vijoi të rritet me nisjen e këtij viti dhe në kaq pak kohë është rritur me 21%.
Çmimi i Bitcoin pati një rënie pas miratimit si ETF. Tani investitorët tani shikojnë drejt “përgjysmimit” – një ngjarje kufizuese e furnizimit e shkruar në kodin e Bitcoin që ndodh çdo katër vjet dhe është planifikuar për në prill.
Kur bëhet përgjysmimi, shpërblimet e dhëna për minatorët e Bitcoin përgjysmohen, gjë që redukton volumin e kriptomonedhës në treg. Historikisht, përgjysmimi i ka paraprirë që BTC të arrijë nivelet më të larta të të gjitha kohërave në muajt në vijim.
Rekordi i fundit i Bitcoin ishte pak më pak se 69.000 dollarë në nëntor 2021.
Edhe kriptovalutat e tjera kanë vërejtur rritje të çmimeve. Ether, monedha e lidhur me Ethereum, arriti në 2,759,87 dollarë të mërkurën, sipas të dhënave të CoinDesk – niveli i tij më i lartë që nga maji 2022. Investitorët shpresojnë që një ETF eter mund të miratohet nga SEC këtë vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




