Sport

Europiani i Bullgarisë, mundësia e fundit e peshëngritjes për në Olimpiadën e Parisit

Gazeta Si – Në Bullgari po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes, kur Shqipëria përfaqësohet me shtatë sportistë. Është një kompeticion shumë i rëndësishëm për peshëngritjen kuqezi, sepse është edhe shansi i fundit për të siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike të Parisit.

Briken Calja dhe të tjerë duhet të kapin normën për të mos munguar në Olimpiadë. Dhe do të jetë pikërisht Calja ai që do të garojë i pari në këtë vent, konkretisht ditën e enjte, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Një ditë më pas, të premten, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani do të konkurrojnë për kategorinë deri në 81 kilogramë. Ditën e shtunë do të jetë radha e talentit Ertjan Kofsha për kategorinë deri në 89 kilogramë.

Për kategorinë deri në 96 kilogramë do të garojë të dielën Ermand Tabaku. Të fundit do të garojnë në Europian Franko Ferra dhe Albert Meta, për kategorinë deri në 109 kilogramë. Ata do të mbyllin konkurimin e Shqipërisë ditën e hënë.

Duhet theksuar se pritshmëritë janë të mëdha për peshëngritësit kuqezi, të cilët synojnë të fitojnë medalje në Europian dhe njëkohësisht të kapin normën për të shkuar në Olimpiadën e Parisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë