Treg

Bitcoin arrin 50 mijë dollarë dhe kërkesa është ‘organike’

Bitcoin arriti vlerën e 50 mijë dollarëve, për herë të parë pas 3 vitesh, duke treguar se oreksi i investitorëve po shtohet.

Kriptomonedha kryesore e kësaj industrie është rritur me 15% që nga fillimi i vitit , ndikuar nga shpallja si një Fond i Tregtueshëm, ETF në bursë, nga qeveri amerikane. Edhe pse ditët e pari Bitcoin kaloi në të kuqe, duket se tashmë ajo tendencë ka marrë fund.

Momentalisht, kriptomonedha është sa dyfishi i vlerës që kishte vjet në të njëjtën periudhë.

“Që pas rënies së lehtë post-ETF, ne po shohim një rritje të investimeve dhe kërkesës, e cila është tërësisht organike”, tha James Butterfill, kreu i kërkimeve në CoinShares.

Edhe kompanitë menaxhuese të këtyre fondeve, si gjigandi GrayScale po e mendojnë si një alternativë afatgjatë investimi.

Sipas të dhënave, që pas miratimit si ETF, Bitcoin ka tërhequr 3 mld dollarë investime. 

Financierët tradicionale kanë frikë tashmë se investitorët, do të lënë mënjanë obligacionet dhe titujt për BTC.

“Ky nuk është realiteti i Bitcoin. Duke patur parasysh ekosistemin e tij, ne nuk kuptojmë dot kush blen dhe pse blen. Çmimi i tij do të luhatet gjtihmonë bazuar në numrin e besimtarëve që duan të blenë dhe spekulantëve që duan të shesin”, tha Jim Angel, profesor për tregjet finaciare. /FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë