Gazeta Si – Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi këtë mëngjes rreth orës 08:15 në aksin Fier-Ballsh.
Automjeti me drejtues S. H., 65 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues R. B. Si pasojë, është dëmtuar S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe.
Ata ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




