Ka ndodhur

I armatosur në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet 30-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar me iniciale L.Ç., është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje, pasi u kap në flagrancë në një lokal në Mullet.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një pistoletë, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë