Rend dhe Ligj

Idriz Haxhiaj komandohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Gazeta Si - Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar këtë të hënë Drejtorin ri të Agjencisë, Idriz Haxhiaj.

Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.

Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Më herët gjatë ditës, ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi, tha në një deklaratë për mediat se ministri Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Ferdinant Tarazhin, për të cilin sipas tij, "Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka paditur në SPAK për abuzim me detyrën dhe fondet publike në rikonstuksionin e komisariateve".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë