Gazeta Si – Një 35-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi i maskuar dhe i armatosur i ka grabitur një 28-vjeçareje celularin.
Policia tha se ai ka kërcënuar dhe kanosur me jetë edhe një 53-vjeçar, i cili është përpjekur që të ndërhyjë në momentin kur ka parë se ai po kërcënonte me armë të renë.
Besnik Kreçi është arrestuar nga uniformat blu në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur.
Gjatë kontrollit në çantën e dorës, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore.
Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




