Gazeta Si – Tre zjarre ranë mbrëmjen e të shtunës në Pyllin e Sodës dhe në kodrat e Orikumit në Vlorë, si dhe në Cakran të Fierit.
Zjarri u favorizua nga erërat dhe rrezikoi edhe banesat e disa banorëve në fshatin Hambar të Cakranit.
Policia e Vlorës dhe Fierit njoftoi se pas katër orësh, zjarrëfikësit e shumtë kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në zonat e Orikumit dhe të Cakranit.
Banorët e zonës në Fier, thanë se një zjarr i tillë nuk është parë më parë në zonë teksa kanë theksuar se janë frikësuar së tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave.
Por sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ndërsa bëhet e ditur se vatra e zjarrit në pyllin e Sodës është nën kontroll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




