Gazeta Si – DASH ka zyrtarizuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Tiranë. Ai pritet të takohet në vendin tonë me kryeminsitrin Edi Rama dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
“Sekretari amerikan i shtetit, Antony J.Blinken, do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, në datat 14-17 shkurt. Në Tiranë, sekretari Blinken do të rikonnfirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, - bën me dije Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Vizita e Blinken në Shqipëri ka si qëllim mirënjohjen ndaj Shqipërisë për strehimin e mbi 2000 refugjatëve afganë në vitin 2021. Pritet të ketë edhe një vizitë të Blinken në Shëngjin, për të parë vendin ku u shtrehuan afganët.
Po ashtu, Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane për prokurorisë speciale SPAK. Në agjendë janë parashikuar dy takime, nëjri me kryeministrin Edi Rama dhe tjetri me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Por kjo agjendë mund të ndryshojë, duke përfshirë persona të tjerë.
Sekretari Blinken pritet të shoqërohet në Tiranë nga ish- ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e zëvendësasistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.