Sport

Olimpiada e Parisit/ Ideja origjinale, 18 gramë nga Kulla Eifel në çdo medalje

Gazeta Si – Zbulohen sot shpërblimet për Lojërat Olimpike të Parisit. Simboli i Ville Lumière do të jetë prezent në çdo medalje, si një gur i çmuar në bizhuteritë më të mira. Do të vendoset në qendër të medaljes.

Vështirë që sortistët ta harrojnë pjesëmarrjen në Olimpiadën e Parisit 2024, sepse medalja e tyre do të jetë prej ari, argjendi, bronzi dhe mbi të gjithë prej Kulle Eifel. Një pjesë e vogël e monumentit simbol të Parisit do të trupëzophet në pjesën përpara të 5000 medaljeve të dizenjuara nga ‘maison Chaumet’ dhe të fabrikuara nga ‘Monnaie de Paris’.

Parisi, që me këtë Olimpiadë që vjen 100 vjet pas edicionit të parë në Ville Lumière, kërkon të mahnisë me çdo kusht, që nga ceremonia e inaugurimit, – e para jashtë një stadiumi dhe me 10.000 atletë që do të sfilojnë me barka në Sena, – deri te medalja e fundit.

Ideja origjinale e Komitetit organizator ishte që të figuronin 3 elementë në medalje: Parisi, Kulla Eifel dhe cilësitë e Francës. Me një sforco të fundit, që ishte sekret deri sot, Komiteti deshi t’i bëjë edhe më unike medaljet: 18 gramë nga Kulla Eifel do të vendoen në qendër të çdo medaljeje, që peshon rreth gjysmë kilogrami.

Në pjesën e pasme, atë që ka vendosur CIO, është Partenoni, por edhe aty Komiteti ka arritur të ndërhyjë dhe të futë dizenjon e Kullës Eifel. Për parisienët kjo kullë është një ikonë e tillë, sa që është menduar për një vend ‘top secret’, ku është ruajtur ‘thesari’, pjesë të monumentit më të vizituar në botë, i ndërtuar në vitin 1889.

Me shumë krenari, Tony Estanguet, presidenti i Komitetit organizator, i ka prezantuar sot medaljet për publikun dhe ideja është pritur shumë mirë nga të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë