Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen e nje 15-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Sarandë. Policia thotë se i mituri me inicialet E.Ç., mbeti i plagosur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
Sipas saj, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një defekti, po shtyhej nga drejtuesi D.Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë. Mes tyre ishte edhe E.Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka arritur mbibijetojë.
Që në momentin e dërgimit për në spitalin e Sarandës, i mituri ka qenë në gjendje kritike për jetën, ndërsa ndërroi jetë pak minuta më vonë. Ndërkohë i plagosur mbeti dhe drejtuesi i mjetit “Lancia”, D.Ç.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A është arrestuar nga policia, ndërsa 24-vjeçari i plagosur ndodhet ktualisht në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




