Gazeta Si – Një automjet në pronësi të shtetasit Selamet Maze është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa dyshohet se automjeti është djegur qëllimisht. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrvënies ka patur vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve makina është marrë me qira rreth pesë ditë më parë. Ndërkohë në dëshminë e tij në polici ka thënë se nuk ka dijeni përse mund t’i jetë djegur automjeti, pasi nuk ka konflikte me njeri.
Siç shihet edhe nga pamjet mjeti është shkrumbuar totalisht, ndonëse zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuar flakët.
“Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volkswagen”, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë rast janë duke u vëzhguar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë apo dhe banesave në atë lagjen “15 tetori”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




