Moti

Vlerat maksimale pritet të shkojnë në 20 gradë Celsius

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- hershme në të gjithë territorin e vendit.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke

luhatur vlerat ditore nga -2°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të vijojë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë