Ka ndodhur

Të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, 2 të arrestuar në Tiranë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë për shitje kanabisi në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.

Shtetasit J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kudër të megaoperacionit “Tempulli 2” numri i të ndaluarëve deri më tani ka shkuar në 77. Ndërsa më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë