Gazeta Si – Një 49-vjeçar është arrestua, pasi mbante pa leje municion luftarak dhe vinte baste sportive përmes celularit.
Policia tha se shtetasit Y.A., gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen nr. 10 të Durrësit, iu gjetën 773 fishekë luftarakë që i posedonte pa leje.
Gjithashtu nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.
773 fishekët dhe celulari i 49-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




