Ka ndodhur

Dibër/ Gruaja po shkonte në gjykatë për divorcin, bashkëshorti tenton ta vrasë me sëpatë

Nga Gazeta Si – Ndërkohë që gruaja e tij po shkonte në gjykatë në seancën e radhës të divorcit, një 39-vjeçar ka tentuar ta godasë me sëpatë. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të policisë, gruaja dispononte urdhër mbrojtje.

39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë dhe ka parandaluar në kohë përshkallizimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me sëpatë, bashkëshorten dhe mikun e saj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë