Moti

Temperatura pranverore në dimër, maksimalja në 19 gradë Celsius

Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e masave ajrore me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë