Ka ndodhur

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Gazeta Si- Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit me iniciale K.K., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar dhe ka shitur në Itali, lëndë narkotike të ndryshme. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë