Ka ndodhur

Video / Jo vetëm meshkujt, por edhe shoferet femra tentojnë të korruptojnë policinë: Pi një kafe!

Gazeta Si – Për herë të parë Policia Rrugore ka arrestuar një drejtuese mjeti femër, e cila ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

Gruaja, 39 vjeçe, e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit, ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.

Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: “Më jep vetëm letrat”, i thotë punonjësja e policisë. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Policja: Po këto për çfarë mi dhe?

A.K: Për të pirë një kafe.

Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.

Ndërsa në rastin e dytë një shtetas i ka ofruar një shumë prej 500 mijë lekësh punonjësit të policisë, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë.

“Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë pesë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasit me iniciale, A.K 39 vjeç, G.H 30 vjeç, B.C 20 vjeç, E.C 50 vjeç, si dhe E.D 40 vjeç. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë