Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Aksioni i fundit i policisë u realizua në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, ku në Bulevardin e Kasharit u lokalizuan shtetasit E. G., dhe F. Ç.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E.G., policia gjeti rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë E.G., 37 vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




