Njerez

Tjetër rekord për Majkëll Xhordan, 6 atlete të tij shiten në ankand për 8 milionë dollarë

Gazeta Si – Bëhet fjalë për 6 ekzemplarë të së njëjtës këmbë, që janë veshur nga ish-basketbollisti i shquar amerikan në fitoret vendimtare të tij me Çikago Bulls. Ato janë blerë nga një koleksionist në ankand.

Atletet më të shtrenjta në botë. Majkëll Xhordan rikthehet në qëndër të vëmendjes, sepse 6 atlete (jo palë por atlete teke) të veshura prej tij gjatë 6 ndeshjeve vendimtare që u kanë dhuruar Bullsave titujt në vitet 1991, 1992, 1993, 1996, 1997 dhe 1998, janë shitur në ankand në selinë njurorkeze të Sotheby’s për 8 milionë dollarë.

Sipas kompanisë së ankandit, shifra për të ashtuquajturën “Dinasty Collection” (atletet janë pjesë e Air Jordan të prodhuara nga Nike në vitet ‘90) është një rekord për sende të këtij lloji. Po ashtu, është shifra e dytë më e lartë e regjistruar për sendet sportive të Xhordan, pas një fanelle të veshur në 1998-ën dhe të shitur në shtator 2022 për 10.1 milionë dollarë.

Natyrisht, Sotheby’s nuk e ka bërë të ditur emrin e blerësit, por është interesante historia pas atyre atleteve. Majkëll Xhordan ia kishte dhuruar të gjitha Tim Halam, në atë kohë përgjegjës i PR për Çikago Bulls. Tradita nisi me titullin e parë të fituar në 1991-shin, kur para ndeshjes 5 të Finals kundër Lejkërs, Halam arriti t’i merrte Xhordanit premtimin për të pasur një nga dy atletet në rast fitoreje.

Që në atë moment e më pas Xhordan, që njihet për esklamaci, vazhdoi ta respektonte atë që u bë një ritual i vërtetë edhe në 5 sukseset e tjera të Bullsave në Finals.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë