Politike

PD e Rithemelimit nis sezonin e protestave, a do t’i bashkohet grupi ‘Bardhi’?

Dy rrugët brenda PD-së janë të ndara. Një ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mbështeti gjithë luftën kundër korrupsionit tek puna e SPAK ndërsa qartësoi se deviza e saj do të jetë puna në Kuvend me kalimin e reformës zgjedhore që sipas tij duhet të përmbajë katër kushtet që ka vënë në tavolinë.

Në anën tjetër, PD e Rithemelimit nis protestat në rrugë duke filluar nga e hëna me një tubim para fillimit të seancës parlamentare aty ku mazhoranca e ka pasur fort të lehtë të kalojë cdo draft të saj me forcën e kartonave në një hark kohor për Gines.

PD e Rithemelimit do të mbledhë mbasdite edhe Këshillin Kombëtar për të zyrtarizuar fillimin e protestave, ndërsa paraprakisht janë caktuar edhe katër koordinatorët që do të merren me këtë aksion.

Arsyeja e fillimit të tyre do të jetë sa parlamentare aq edhe politike. Në njërën anë do të protestohet për mungesën e hapësires së opozitës në Kuvend përmes komisioneve hetimore dhe bashkëdrejtimit nga shumica e opozitës të komisionit të reformës zgjedhore dhe në anën tjetër për masën e arrestit në shtëpi e Sali Berisha. Dy teza këto që deri më tash nuk është se kanë gjetur mbështetje në bazë. Por as tek grupi “Bardhi’ kur bëhet fjalë për Sali Berishën. Ndaj dhe, nuk dihet nëse ketij aksioni do t’i bashkohet Gazment Bardhi. Deri tani Flamur Noka e ka kaluar sikletin e një përgjigje duke ia lënë kohës kur është shprehur se gjithcka do të vendoset pas kthimit të Bardhit nga SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë