Politike

Duka: Nëse Basha arrin konsensusin për reformën me kushtet që ka, atëherë kjo do të ishte fitore e gjithë opozitës  

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka deklaruar se gjithpërfshirja e palëve politike në Reformën Zgjedhore është e rëndësishme, por nëse negociohet dhe përmbushen të katër kushtet e Bashës që sipas tij janë të njëjta me partitë e vogla, atëherë fitorja do të ishte e gjithë opozitës.

“Shumë e rëndësishme do të ishte të merrnin pjesë të gjithë sepse Reforma Zgjedhore nuk mund të jetë e njëanshme. Reforma Zgjedhore të qëndrueshme bëhet kur ka konsensusin e të gjithë palëve. Natyrisht palët kryesore, nuk po flasim për partitë e vogla. Por po të ishte ashtu akoma edhe më mirë. Megjithatë për mua ka rëndësi produkti. Nëse arrihen ato pika që kemi kërkuar që në fillim sikurse listat e hapura, votimi i emigrantëve, të bëhen 3-4 zona zgjedhore mundësisht një zonë zgjedhore dhe votimi elektronik. Nëse jo në të gjithë Shqipërinë, të paktën në qarqet kryesore aq sa të mundemi”, renditi Duka.

Nëse këto pika arrihen, sipas tij, konsensusi i gjerë pak rëndësi ka.  

“Natyrisht nëse do të kishte përbërjen e të gjithë palëve, mundësia për të mbërritur në një konsensus do të ishte edhe më e madhe sesa me një pjesë të opozitës sepse zoti Basha nuk përfaqëson të gjithë opozitën shqiptare. Tani mbetet për t’u parë, tezat e Bashës janë thuajse të njëjtat teza që kemi kërkuar edhe ne. Nëse zoti Basha dhe ata që përfaqësojnë PD-në zyrtare në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por ngulin këmbë derisa të mbërrijnë në konsensus atëherë kjo do të ishte sukses qoftë edhe për të gjithë opozitën”, tha Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë