Ka ndodhur

Vetëvritet 47-vjeçarja shqiptare në Greqi. Mesazhi i fundit në FB për të birin dhe akuzat për tradhëti ndaj bashkëshortit

Gazeta Si – Një 47-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës, mbrëmjen e kësaj të premteje në Pirgos të Greqisë, duke u vetëvarur me litar.

Para krimit të rëndë ajo ka bërë një postim në Facebook, ku i kërkon të birit t’ia bëjë hallall se e la jetim, ndërsa shkruan se babai i tij dhe bashkëshorti i saj, Ilir Pali, i ka shpenzuar lekët me k*rva.

Sipas mediave greke, në letrën e lamtumirës që ka lënë Fatbardha Pali, shkruan se është futur në kurth nga dy gra, Lona dhe Mira, ndërsa i lë amanet të birit mos të lejojë grua tjetër të futet në shtëpi.

Ajo gjithashtu i kërkon djalit të bëhet burrë dhe kur të lindë vajzë, t’i lërë emrin e saj. Fatbardha Pali gjithashtu u drejtohet me mesazh vëllezërve, ku u thotë t’ia bëjnë hallall.

Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

Viktima ka zbuluar çdo gjë në rrjete sociale, përpara se të kryente aktin e rëndë, ajo përmend bashkëshortin si shkaktar të vdekjes, njëkohësisht përfshin edhe emra të tjerë.

“Unë sot i jap fund jetës sime. E mira ishte të mos arrija këtu, po nuk mundem dot më. Është një histori shumë e gjatë së si durova deri në këtë ditë shpirti im e di. Hapen dyert e mortit Ilir Pali Durrës. Se Iliri ka qenë shkaktari i vdekjes time. Ai e shkatërroi familjen që harrita unë në litar jeta ime ka qenë shumë e zezë… Motra dhe vëllezër të gjithë lamtumirë. Nuk mundem më. Xhulio o bir ma bëj hallall…”, shkruan ajo në Facebook.

Ajo përmend dy gra, me të cilat thotë se e ka tradhtuar bashkëshorti dhe që dyshohet se janë dy të afërme të saj, Lona dhe Mira. Në letrën publike drejtuar djalit të saj, përmend edhe vëllanë, të cilit i kërkon falje.

“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, krvari krvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hysmetin tim ”, shkruan Fatbardha.

Ajo thotë se i ka kërkuar ndarje bashkëshortit të saj, por ai i ka hequr lekët nga banka. Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojnë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi pas vdekjes së saj.

“Xhulio, lekët i ka Lona me Dritën se i kërkova ndarje Ilirit, hoqi lekët nga Banka, mos i ndante. Ma bëj hallall biri i mamit, me ndyrësirat nuk rrohet. Mos e bëfshin pikën e hajrit o Zot. Kadri Pali turp të kesh, erdhe acaruat Ilirin, e bëtë si vetja jote. Biri i Mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, thotë ajo.

“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua . Me futi ne kurth lona me miren. Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka lona me drriten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banga mos i ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë