Ka ndodhur

Çifti shqiptar kapet në Francë me 340 mijë euro në makinë, ishin nisur drejt Madridit

Gazeta Si – Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia franceze në Dax më 20 janar, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonte në jugperëndim të Francës, u gjetën 340.760 euro në prerje 50, 20 dhe 10 euroshe.

Ishte qeni i policisë ai që zbuloi shumën e madhe të parave që ishin fshehur poshtë shtresës së bagazhit të makinës.

Mediat franceze raportojnë se burrë e grua ishin nisur nga Gjermania drejt Spanjës. Në momentin kur u ndaluan nga policia, çifti shqiptar u shpreh se ishin nisur drejt Madridit ku do të kalonin fundjavën.

Çifti u la në paraburgim, ndërsa autoritetet po hetojnë pistën e pastrimit të parave që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë