Ka ndodhur

Një 54-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë në Shijak

Gazeta Si – Një person u gjet i pajetë sot në rrugë, në lagjen ‘Shilore’ të Shijakut. Ai është një 54-vjeçar dhe dyshimet e para janë se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi në trup nuk ka shenja dhune.

Policia po punon për qartësimin e rrethanave të ngjarjes.

‘Rreth orës 16:10, në lagjen ‘Shilore’ Shijak, është gjetur në rrugë pa shenja jete shtetasi F.Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë