Ka ndodhur

Konflikt për motive pronësie, një i plagosur me thikë në Lezhë

Gazeta Si – Një plagosje me thikë, që dyshohet për motive pronësie ka ndodhur në fshatin Zejmen të Lezhë. Policia njofton se një person ka goditur me mjet prerës një tjetër të identifikuar me iniciale Gj. K., pas një konflikti të çastit.

Ky i fundit ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.

“Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.

I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë”, – njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë