Ka ndodhur

Shiste në rrugë ora të shtrenjta me çmime fiktive, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar me iniciale Xh.L., u arrestu gjatë aksionit të koduar “Okazion”, pasi shiste në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë ora të shtrenjta të markave të ndryshme me çmime fiktive.

Atij iu sekuestruan 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin me çmime fiktive dhe pa fatura.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë