Ka ndodhur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen makinat, plagosen dy persona, njëri i mitur

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Treshit.

Dy automjete “Volsavgen” janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë i mitur.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë