Ka ndodhur

Tentoi të vrasë dy policë në vitin 2022, kapet në Belgjikë 38-vjeçari me dy emra

Gazeta Si – Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, është arrestuar në Bruksel të Belgjikës.

Mësohet se në momentin që është arrestuar nga “Fast Belgjika” ai është prezantuar me emër tjetër. Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj në bashkëpunim me një tjetër ka tentuar të ekzekutojë me armë zjarri dy punonjës policie të cilët ishin jashtë shërbimit në Shtator të 2022-it.

Shqiptari ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, (punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë