Ka ndodhur

U rrëzua nga shtylla gjatë punës, humb jetën elektriçisti në Bulqizë

Gazeta Si – Një elektriçist në fshatin Kovashicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bulqizës, ka ndërruar jetë për shkak të një incidenti në punë.

Policia tha se viktima, me iniciale Y.B., u rrëzua nga shtylla gjatë punës për riparimin e lidhjeve elektrike.

Për pasojë mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht, ndërroi jetë disa minuta më vonë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë