Gazeta Si – Tre doganierë dhe 3 biznesmenë në Fier, janë nën hetim për “falsifikim dokumentesh”, “kontrabandë mallrash” dhe “fshehje të ardhurash” .
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se atyre u është caktuar nga gjykata masa me “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Dyshohet se 3 doganierët kanë abuzuar me detyrën e tyre në periudhën 2014-2016, ndërsa biznesmenët kanë kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave që vinin nga Kina me fatura të falsifikuara, duke i shkaktuar shtetit 100 mln lekë dëm.
“Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj”, thekson policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




