Ka ndodhur

Vidhet një argjendari në Korçë, autorët hapën qepenin dhe thyen xhamin

Gazeta Si – Një argjendari në pedonalen e qytetit të Korçës është grabitur gjatë mbrëmjes së të martës.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se autorët kanë hapur qepenin e biznesit, më pas kanë thyer xhamin dhe në këtë mënyrë kanë arritur që të futen brenda.

Zona është e gjitha me kamera sigurie, pasi ka biznese të shumta. Aktualisht po kontrollohen kamerat e sigurisë, ndërkohë po merren dhe deklarimet e pronarit të argjendarisë për dëmin e shkaktuar.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes për të identifikuar autorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë