Ka ndodhur

Kapet me armë, dylbi për snajper e targa të vjedhura, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin

Gazeta Si – Një 25-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi banesë i është gjetur një arsenal armësh, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gold and Guns”, në pranga ka rënë Geri Rizvani (Lika), ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij, Zyhdi Lika.

Në banesën e tyre u gjetën armët dhe sendet e tjera. Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë