Qarkullimi i masave ajrore më origjinë kontinentale do të diktojnë motin në vendin tonë duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante në të gjithë territorin por më të fokusuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë probleme me ngricat e theksuara në akset rrugore pasi temperaturat mbeten disa gradë nën zero.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




