Gazeta Si – Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Elbasan-Tiranë, pasi u përplas me një makinë tjetër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, dhe siç sqaron policia, mjeti me drejtues G.D. u përplas me një makinë tjetër që drejtohej nga Sh.K.
Si pasojë e përplasjes, mjeti u parë u përfshi nga zjarri. Drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime. Ndërsa nga flakët e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




