Gazeta Si- Një 80-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident që ndodhi në aksin Lezhë-Milot, ku u përplas një automjet tip “Volkswagen” me një kamion.
Në makinën që drejtohej nga një 70-vjeçar me iniciale Z.C., udhëtonin dhe 3 persona të tjerë pasagjerë. Njëri prej tyre, I.D., 80 vjeç humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Ndërsa dy pasagjerët e tjerë, përfshirë edhe shoferin, mbetën të plagosur dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



