Politike

Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e Gulen. Hasani: Së shpejti hyn në fuqi njohja reciproke e patentave  

Ministri i Jashtëm Igli Hasani zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun turk, ministrin Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në fjalën e tij, Hasani tha se gjatë takimit të zhvilluar, kanë biseduar për një sërë çështjesh.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin shumë palësh në 4 nisma rajonale dhe përmbushja me sukses do të kërkojë edhe bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë. Me kolegun Hakan bashkëndamë mendime të njëjta me agresionin rus në Ukrainë dhe kemi shprehur mbështetjen e palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Hasani.

Ministri i Jashtëm turk kërkoi nga që t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës.

“Komiteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Komiteti ndërkombëtar të marrë masa në të kundërt do të jetë shumë vonë. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave” tha Fidan.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në një vizitë në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

"Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë  e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë (drejtim) ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit", tha Fidan.

Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen përfaqësuesit e FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

“Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë” tha Hakan Fidan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë