Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka lënë 20 ditë “arrest me burg” Jetnor Zhabolin, i cili mbajti të mbyllur në banesë nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur.
Prokuroria ndryshoi qëndrim, ku fillimisht kërkoi “arrest në burg”, teksa më pas kërkoi 30 ditë.
Avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri për 35-vjeçarin me profesion ekonomist, deri sa të bëhet ekspertizë psiko-ligjore.
Vetë Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë, ku tha se e bëri këtë veprim “për t’u kujdesur për anëtarët e familjes, pasi kisha frikë për ta”.
LEXO EDHE:
– Dëshmia e gruas së Jetnor Zhabolit që izoloi dhe dhunoi familjen: Nuk e kam paditur, sepse e dua
– Identikiti psiko-social i njerëzve si Jetnor Zhaboli
35-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, pasi prej më shumë se 1 viti mbante mbyllur në banesë familjen.
Zhaboli kishte përshtatur banesën e tij në një burg për familjarët e tij, mes të cilëve nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët 3 dhe 9 vjeç të cilët ishin të monitoruar gjatë gjithë kohës me kamera sigurie.
Gruaja e 35-vjeçarit ka rrëfyer se prej 1 viti gjysmë asaj i është mohuar të dalë nga shtëpia dhe është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme. Pavarësisht kësaj e reja rrëfen se nuk e ka kallëzuar në polici bashkëshortin e saj pasi e do atë.
Ndërsa nëna e 35-vjeçarit ka treguar përpara oficerëve të policisë se i biri prej 1 viti ka shfaqur shqetësime. Sipas saj, atij i dukej sikur dëgjon zhurma në muret e banesës. Ajo ka treguar se i ka kërkuar disa herë të mjekohet, por ai nuk ka pranuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




