Kosova

Intensifikimi i bisedimeve për dialogun, Lajçak vizitë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se kishte një javë të ngjeshur në Bruksel, me takime të shumta që në fokus kishin dialogun.

Lajçaku pritet të vizitojë Prishtinën të martën më 30 janar, ndërkaq sot ndodhet për vizitë në Beograd.

Lajçaku pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Në një postim në Facebook, emisari i BE-së nuk ka dhënë detaje për këto vizita, por ka ndarë detaje nga takimet që zhvilloi javën e kaluar në Bruksel.

“Ka qenë javë e ngarkuar në Bruksel – nga përgatitjet e udhëtimit deri te takimet me bashkëbisedues nga rajoni, si me atë nga Fronti i Gjelbër-Majtas Serb si dhe me Ministrin e Jashtëm maqedonas Bujar Osmani dhe ata që merren me rajonin duke përfshirë eurodeputeten Viola von Cramon dhe të dërguarin norvegjez për Ballkanin perëndimor Haakon Blankenborg. Sigurisht që në diskutimet tona dominuan dialogu, si dhe zhvillimet e shumta rajonale dhe zgjedhjet e fundit në Serbi”, ka shkruar Lajçak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë