Ka ndodhur

I dënuar me burg për kanosje në Shqipëri, 30-vjeçari arrestohet në Belgjikë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte dënuar në Shqipëri për kanosje. Policia thotë se ka arrestuar Mark Prekën, lindur në Shkodër.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në muajin korrik të vitit 2023, Mark Preka pas një konflikti me shtetasin A.Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton se në Fier është bërë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” , e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera policia bën të ditur se në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur. Më pas është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë